
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Jam i mërzitur, kam nevojë për relaks". Plarent Ndreca lutje Ramës: Pash zotin mos dialogo!
Plarent Ndreca, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Turizmit, aktualisht kandaidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës, i ka dërguar një letër-lutjeje kryeministrit Rama. Ndryshe nga sa shumë socialistë, me kredite politike në PS, i kërkojnë, ndryshe edhe nga ndërkombëtarët, ku spikasin gjermanët, ndryshe nga shumë komentatorë politikë dhe zëra të tjerë publikë, Plarent Ndreca i kërkon shefit të tij të 'mos bëjë dialog'.
"Pash zotin, zoti Rama mos bëni dialog", është titulli i thirjes së Ndrecës. Thirrja e Ndrecës 'thërret' për analizë teksti të thellë, por mjafton një shikim sipërfaqësor për të kapur, si gabimet e shumta në gjuhë dhe ide, por edhe mjerimin intelektual, jo të vogël, të autorit. Për të mos thënë shpirtëror, sepse ai i drejtohet kryeministrit në terma të sakrales (së shenjtës) "Zoti", si dhe të një 'të shenjte' laike, ligjit (Kushtetutës), por shkon pikërisht kundër frymës së të dyjave. Duke qenë nominalisht i krishterë, Ndreca duhet ta dijë, ose ketë dëgjuar, se Krishtërimi bën thirrje, madje e ka në thelb, dialogun dhe mirëkuptimin, që ai refuzon.
Politiko i ka kushtuar vëmendje këtij teksti, jo për 'mjerimin' e njeriut, por për atë se si nëpunësit, zyrtarët e lartë të shtetit, përfshihen në debatin publik nga pozita të panevojshme dhe me referenca absurde.
Më poshtë është teksti i plotë i thirrjes së Ndrecës për kryeministrin dhe me bold (të theksuara) janë të njëjtat fjalë, togfjalësha dhe fjali që gjenden të komentuara në tabelën sipër shkrimit.
Më poshtë është një tabelë e formuluar nga Politiko. Në njërën anë gjenden fjalë, togfjalësha ose fjali të plota të Ndrecës, dhe në anën tjetër një koment i secilës.
Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!
Plarent Ndreca
Një ndër sëmundjet e shoqërisë tonë, të cilën u bë kohë që e kurojmë, dhe që fatkeqësisht shfaqet në çdo pjesë të saj, është kultura mjerane e konsiderimit të ligjit, e respektit për rregullat që bashkarisht kemi dhe e nënçmimit të vullnetit tone komun. Vlera këto që e përbëjnë dhe janë themel i atij që ne e quajme shtet të së drejtes.
Çka kushtetuta jone e shpreh thjesht dhe shterrueshëm në një nen: “E drejta përbën bazën dhe kufijt e veprimtarisë së shtetit”. Simptomat e saj më agresive, kjo sëmundje kronike, i shpreh në fushën e lojës politike, pikerisht aty ku lojtaret janë zgjedhur për ta garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, janë zgjedhur për të garantuar respektin ndaj kufijve të fushës që sovrani i ka caktuar për të luajtur, bazuar në rregulla loje që, po sovrani ia ka paracaktuar. Si në asnje tjeter vend demokratik, politika tek ne mund të bëjë gjithcka, mund te bëjë të pamundurën të mundur, mund të bëjë të ndaluarën të lejuar. Vullneti politik del mbi atë kushtetues, perfaqesuesi mbi të perfaqesuarin dhe politikani mbi sovranin. Si në asnje tjeter vend demokratik, tek ne marreveshjet politike pranohen sa hap e mbyll sytë, duartrokiten dhe s’bëzahen nga askush, mjaft që ato të jenë firmosur nga titanët e politikës. Shembulli me goditës dhe aktual i kesaj vijemësie fatkeqe konstitucionale, e ka do kohë edhe historike, është lënia kriminale (pa e tepruar aspak juridikisht), – kolektivisht e urdheruar individualisht, – e sovranit pa u perfaqësuar në parlament. Veprim i cili ka shkaktuar nje situatë mërzie, trishtimi dhe zhgënjimi në vend, ka dëmtuar normalitetin dhe jetën edhe keshtu jo te lumtur te shoqerise shqiptare.
Nëpërmjet ketij veprimi parapolitik, nën moton që as qeveris vete, por as nuk le tjetër të qeverisë, tentohet t’i mbeshtillet këmbëve të shoqerisë një mantel pengues, për ta rrëzuar edhe një herë tjeter në pellgun e zdralosur të turpit, ku jemi zhytur jo pak here, në rrugen tone gjithë drama drejt integrimit euro atlantik. Në këtë turbullirë mendore, ku budallai e ka detyruar shoqerinë shqiptare të merret me gurin që hodhi në lumë, del çdo ditë e më tej në siperfaqe si imperativ mundësia për dialog, mundësia për marrëveshje. Merret vesh që të gjithë e duan këtë moment, perfshire dhe mua, jo se mendoj se kjo është gjëja e duhur, por se dua, si çdo qytetar i këtij vendi, të më pushojnë veshët, të më qetesohet mendja, të më relaksohet gjumi, të më paqtohet shpirti e të më rikthehet optimizmi. Me këtë deshirë në zemër, që buron nga pafuqia jone për t’u perballur me vuajtjet tona historike tashmë, të gjithë i kane sytë nga aktoret politikë, por më shumë se tek kushdo te zoti Rama. Te dëshpëruar e të stermunduar nga kjo vuajtje ciklike i kërkojnë edhe një herë tjetër, t’ua heqë këtë lak që opozita ia ve ne fyt periodikisht shoqerisë shqiptare dhe e deshpëron atë deri në pikën që do vetëm të shpëtojë nga kjo agoni frymëmarrëse, sa me parë të jetë e mundur. Por, pavarësisht etjes zhuritëse që kam për paqe në këtë vend, ndjej po aq etshem dëshirën që kjo “muzike” shurdhuese të mos dëgjohet më. Keta “tinguj” mendërisht shkalafitës, të shëmtuar deri në zhgarravitje emocionale duhet të heshtin perfundimisht. Është kjo dëshirë që me bën të këlthas fort me një lutje te moçme, me shpresën se zoti Rama e dëgjon. “O zoti Rama, pash të madhin zot mos bëni dialog”! Ju nuk keni asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Ju nuk keni asnje mandat sovran për të dialoguar me ata që e tradhëtuan sovranin.
Ju lutem, ju nuk mundeni ta zhgerryeni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deri në atë farë feje, si të jetë lavirja e çdo hamshori kriminal të përkohshëm politik, por ta trajtoni si librin tone te shenjtë, nga i cili mund të gjejme shpëtimin e shpirtrave tanë evropian. Ju sot zoti Rama nuk keni përgjegjësinë dritëshkurter të kthimit të budallait në rrugën e zotit, por keni përgjegjësinë historike të mbrojtjes së sovranitetit tonë. Ju keni përgjegjësinë historike për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin kushtetues të shtetasit shqiptar. Pa integritet qytetar nuk ka e s’mund të ketë integritet shtetëror, sepse i pari krijon te dytin dhe i dyti mbahet ne kembe nga forca politike e shpatullave te te parit.
E thashë, jam i trishtuar, i lodhur, i merzitur, i brengosur nga e gjitha kjo, e do doja shumë, si çdo qytetar në këtë vend, qetësi, paqe dhe normalitet, por jo në kurriz të së ardhmes. Më mirë një fund me vuajtje se sa një vuajtje qe nuk po mbaron kurrë. E ndaj mos dialogo zt. Rama. Mos dialogo për ditën e zgjedhjes, pasi ajo nuk është as e jotja e as e Lulit, por e jona.
Ne e kemi thënë, në Kushtetutë e kemi thënë, që duam një herë në katër vjet të kemi nje kryetar bashkie, e ju nuk mundet të na e shtoni qoftë edhe me nje ore të drejtën sovrane tonën.
Pash zotin leri këta maskarenj beseprerë të paguajnë çmimin e veprimeve që ata kryen. Leri mundesinë këtij vendi, që të mos e shohë më tutje këtë vuajtje, por të perfundojë këtu. Le të japim shembullin e parë në këtë vend, që kush tradheton njerzit e tij një herë, meriton harresën përherë. Nëse sot dialogoni me ata që tradhëtuan qytetarët e kêtij vendi, do e bëni nesër me këdo tjetër.
Dialogoni- thone nderkombetaret! Por me ke?! Me Saliun apo Meten? Kokat e krimit dhe mafies shqiptare! Me lulen dhe mona lisen?! Idiotet injorante hajdute! Na kurse inteligjencen Z.Rama! Ka ardhur koha te largohen nga skena politike dhe te dalin para drejtesise! Ju lutem mos dialogon
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

