Flash News

KRYESORE

‘Shteti ka rënë’, Besnik Mustafaj shtron dy mundësi për krizën politike

‘Shteti ka rënë’, Besnik Mustafaj shtron dy mundësi

Analisti Besnik Mustafaj, njëkohësisht ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka komentuar në rubrikën “Opinion” situatën politike në vend. Duke ju referuar refuzimit të gjykatave për mandatet e kryebashkiakëve të dalë nga 30 qershori, analisti tha se këta janë tregues të qartë që vendi është përfshirë në një kaos masiv.

“Shteti i së drejtës në Shqipëri është rrëzuar, është në një kaos legjislativ, politik dhe ekonomike sepse konstatohet një rënie dhe një depresion i madh ekonomik”, u shpreh Mustafaj.

Si rrugë për zgjidhje, Mustafaj sheh dy mundësi.

“Ka dy mundësi, ose politika ta mbledhë mendjen e të arrijë kompromise ose thellimi i krizës pa ndërhyrje çon në shpërthime me pasoja shumë të dëmshme. Ende shpresoj që politika shqiptare do të mund të ndërgjegjësohet për rolin e vet, do heqë dorë nga kokëfortësia e do ketë zgjidhje”, deklaroi Mustafaj.

Në fund të bisedës, Besnik Mustafaj komentoi edhe vendimin e Presidentit Meta për datën 13 tetor si datë të re të zgjedhjeve.

“Presidenti po përpiqet, po propozon, ka marrë disa hapa të rëndësishëm siç është shtyrja e zgjedhjeve më 13 tetor. Ka propozuar një paketë zgjedhjesh, jo vetëm zgjedhje për pushtetin vendor por edhe të përgjithshme, madje ka propozuar edhe zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli të Presidentit, që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutë”, tha Mustafaj.

Të fundit