Flash News

KRYESORE

“Shteti në këmbë”, deputeti Boçi: Ja faktet se banorët janë braktisur

“Shteti në këmbë”, deputeti Boçi: Ja faktet se

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi ka qëndruar pranë banorëve të Polisit, zonë e përmbytur dhe e shkatërruar nga dalja e shtratit të lumit Shkumbin.

Në një status të tij në facebook, deputeti Boçi, ironizon kryeministrin Edi Rama se "Shteti është në këmbë".

"E dëgjuat Ramën?!!

Shteti në këmbë - tha

Partia në ballë,

Por....

Populli është nën ujë!!!!

Ja pamjet nga Polis Valë ku Shkumbini ka zaptuar hektarë të tëra dhe po i afrohet banesave.

Askush nuk i përgjigjet banorëve.

Ndërkohë shteti me siguri po e bën në këmbë", thekson deputeti demokrat, i cili prej dy ditësh ndodhet në terren si pjesë e ekipit të monitorimit të Partisë Demokratike, ngritur pas përmbytjeve që kanë shkatërruar qindra banesa, mijëra ha toka dhe ka mbytur qindra krerë bagëti.

Të fundit