Flash News

KRYESORE

“Shteti në mbrojtje të krimit”, Bylykbashi: Prokurorja po bën avokaten e Veliut dhe Ballës

“Shteti në mbrojtje të krimit”, Bylykbashi: Prokurorja po

Pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku u sqarua faza e hetimeve për dosjen “Babale-Xhafaj” ka reaguar deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një postim në “Facebook”.

Bylykbashi shprehet se Donika Prela sot tregoi se është në krye të Task Forcës së ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafën.

Postimi i Bylykbashit:

Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve te Renda, por ka marrë detyren të kryesojë Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet të thërriste me urgjencë Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për t’i marrë në pyetje, bën avokaten e tyre.

Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njejti person me zë dhe figurë nuk vlen.

Është vënë shteti në mbrojtje të krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh në një seance turpi, nuk ka më asnjë çudi pse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit!

Të fundit