Flash News

KRYESORE

"Shteti pa sistem drejtësie", ish-ministri: Pa kontroll, vjedhja e pasurisë publike është masive

"Shteti pa sistem drejtësie", ish-ministri: Pa kontroll, vjedhja

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se shteti shqiptar është jo vetëm pa sistem drejtësie por edhe pa audit të pavarur. Rrëzimi i kandidaturave të Presidentit Meta për KLSH nga mazhoranca, pa i shqyrtuar, sipas Manjanit, është njëri prej treguesve që në vend nuk sundon më Kushtetuta dhe ligji, por sundon pushteti.

"U bë ca kohë që shteti është jo vetëm pa sistem drejtësie, por edhe pa Audit të pavarur. Listës së institucioneve kushtetuese që mungojnë i është shtuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dy kandidatura të Presidentit, shumica moniste i rrëzoi pa i shqyrtuar fare.

Ky është njëri prej treguesve që në vend nuk sundon më Kushtetuta dhe ligji, por sundon Pushteti. Në këto kushte, dyshimi i arsyeshëm publik është që pa drejtësi dhe pa kontroll, vjedhja e pasurisë publike është masive", shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

Të fundit