Flash News

KRYESORE

‘Shteti paralel i ndërtuar në Shqipëri’, Lulzim Basha: Rama e pranoi dje ekzistencën e tij

‘Shteti paralel i ndërtuar në Shqipëri’, Lulzim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një shtet paralel në Shqipëri, që i shërben për të mbrojtur të afërmit e tij dhe zyrtarët e lartë të lidhur me mafien. Basha tha se ekzistenca e këtij shteti paralel u pranua dje nga vetë Rama, i cili foli për një strukturë të posaçme hetimore që i shërben atij.

“Në Shqipëri është instaluar një shtet paralel i Edi Ramës. Dje, Edi Rama e pranoi vetë ekzistencën e një shteti privat, kur deklaroi se ka një strukturë të posaçme hetimore që i shërben atij personalisht. Edhe pse nuk u përmendën me emër, drejtues të këtij inskenimi janë padyshim edhe Fatmir Xhafaj edhe Arta Marku. Kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, kryeprokurorja dhe drejtori i policisë kanë komplotuar për të mbrojtur Agron Xhafajn”, tha Basha duke iu referuar dëshmisë në prokurori që ka dhënë Fredi Alizoi, mik i ‘Babales’.

Basha shtoi se “ është i njëjti shteti privat që ka manipuluar gjithçka për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrajën. Kërcënuan me gjuhë mafioze nënkomisarin Emiljano Nuhun për të mbrojtur një sadist.”

Kryeopozitari theksoi se Shqipëria ndodhet aktualisht në kushtet e një diktature mafioze ku sulmohen gazetarët, policët dhe kundërshtarët politikë. Ai deklaroi se emërimi i Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt në pozicione kyçe kishte pikërisht arritjen e këtij qëllimi.

“Kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, jemi në kushtet e një diktature mafioze. Sikurse e kemi thënë që në ditën e parë, me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit, përkundrazi, ishte triumfi i njërës bandës me bandën tjetër. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës Habilaj, sot është në shërbim të familjes Xhafaj. Emërimi i Arta Markut, siç e paralajmëruam që në fillim, ka rezultuar një katastrofë në luftën kundër krimit. Arta Marku ka shkatërruar Prokurorinë e Krimve të Rënda dhe bashkë me të edhe hetimet për Saimir Tahrin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, etj. Vetting-u nga një instrument për pastrimin e drejtësisë, është përdorur nga Edi Rama për të kapur sistemin e drejtësisë. Ngjarjet në ditët e fundit kanë nxjerr në pah shkatërrimin e shtetit të së drejtës”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha u shpreh i vendosur kur tha se “ky shtet mafioz duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet”.

Të fundit