Flash News

KRYESORE

Shteti propozon ligjin e ri, 10 vite burg për ‘fake news’

Shteti propozon ligjin e ri, 10 vite burg për ‘fake news’

Qeveria e Malajzisë ka propozuar një ligj të ri për të luftuar ‘lajmin e rremë’ ose siç njihet ndryshe ‘fake news’, duke kërkuar 10 vite burg për shkelësit.

Sipas këtij ligji, gazetarët që shpërndajnë lajme të rreme do të kryejnë dënimin me burg ose do të gjobiten deri në 128.000 dollarë.

Projektligji u parashtrua në parlament ditën e sotme, përpara zgjedhjeve kombëtare që priten brenda disa javësh.

Blogjet, forumet publike dhe llogaritë e mediave sociale preken gjithashtu nga projektligji.

Nëse ky ligj miratohet, do të zbatohet për të gjithë brenda ose jashtë Malajzisë, për sa kohë që "lajmi i rremë" i botuar ka të bëjë me vendin ose shtetasit e tij, që do të thotë që të huajt teknikisht mund të dënohen në mungesë.

Të fundit