Flash News

KRYESORE

Shteti i shpall luftë spinaqit, e moshuara në Tiranë e pafuqishme përballë policëve: Shes se më ka vdekur djali dhe kam mbetur vetëm

Shteti i shpall luftë spinaqit, e moshuara në Tiranë e pafuqishme

Policia Bashkiake që drejtohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është bërë sërish pjesë e një momenti irritues kur kanë shkelmuar arkat me spinaq të një të moshuare që shiste në rrugë, në zonën e ‘Myslym Shyrit’.

Sjellja e policëve bashkiakë, të cilët i drejtohen të moshuarës “shko shit si njeri në treg”, ka shkaktuar pakënaqësi te kalimtarët dhe banorët e zonës. Ata i kërkojnë policëve të ndalin sjelljen e turpshme, ndërsa punonjësit e bashkisë Tiranë sapo shohin që po filmohen nxitojnë të hipin në furgon.

Ndërkohë, e moshuara e pafuqishme përballë ‘fuqisë së shtetit’ shprehet se shet në rrugë pasi "i ka vdekur djali dhe ka mbetur e vetme".

Në një kohë kur përgjimet e antimafies tregojnë se si zyrtarët e lartë të shtetit ndihmojnë trafikantët të mbushin gomonet me kanabis, institucionet tregojnë se dinë shumë mirë ta bëjnë të fortin, por me të varfrit e këtij vendi.

 

Të fundit