Flash News

KRYESORE

Shteti si OJF, ministritë hapin llogari bankare: Na ndihmoni me para për tërmetin

Tërmeti i së shtunës evidentoi se autoritetet përgjegjëse, jo vetëm që ishin të papërgatitur për një situatë të tillë, por demonstruan edhe sjellje amatore. Ministria e Mbrojtjes më 22 shtator doli me një deklaratë u kërkonte individeve dhe bizneseve te kontribuonin financiarish nga të prekurit nga lëkundjet.

"Në vijim të situatës së krijuar nga tërmeti i rënë në datën 21 shtator 2019, duke prekur disa qarqe të vendit, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicion llogari bankare, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kontributet vullnetare nga biznese, shoqata apo individë në ndihmë të banorëve të dëmtuar mund të derdhen në llogaritë e mëposhtme", qe apeli i ministrise se drejtuar nga Olta Xhaçka, duke harruar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe se mund t'iu drejtohej për ndihmë shteteve homologe.

Ministri i Diaspores, Pandeli Majko ka shkuar më tej: në një njoftim në "Facebook" u kërkon shqiptarëve të diasporës të kontibuojnë financiarisht.

“Të dashur bashkatdhetarë shqiptarë! Në ndihmë të të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo kontribut i juaji do të ishte vendimtar në përpjekjen tonë të vendosur për rikthimin sa më të shpejtë të tyre në jetën normale”, thuhet në apelin e ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Të fundit