Flash News

KRYESORE

"Shteti s'na ka përkrahur", Vokshi premtim komunitetit rom në Durrës: Me PD në pushtet do bëni jetë të drejtë e kushtetuese

"Shteti s'na ka përkrahur", Vokshi premtim komunitetit rom

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, teksa ka vizituar qytetarët e komunitetit rom në Nishtullë të Durrësit, u ka premtuar atyre se me ardhjen në pushtet të PD, ata do të mund të punësohen dhe do të bëjnë një jetë të drejtë e kushtetuese.

Vokshi u shpreh se qeveria aktuale ka vjedhur paratë që duhet të shkonin për mirëqenien e këtyre familjeve dhe arsimimit të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, një nga anëtarët e komunitetit u shpreh i revoltuar se ndihmat ju kanë ardhur nga Kosova por jo nga vendi i tij.

“Fëmijët tanë romë janë të varfër, pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur. S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje”, tha ai.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

“T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon.

Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj.

Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi.

Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri.

Kjo qeveri nuk jua siguron dot. Ajo vjedh paratë me tenderat sekretë, paratë që duhej të vinin për ushqimin, për shërbimin shëndetësor dhe të vinin për arsimimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë të jemi këtu me ju”.

Të fundit