Flash News

KRYESORE

Shtetrrethimi/ “Kush thyen rregullin, përballet me ligjin”, ndëshkohen 509 drejtues mjetesh, 76 prej tyre bënë rezistencë  

Shtetrrethimi/ “Kush thyen rregullin, përballet me ligjin”,

509 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.

Në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

Kështu, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër:

- në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh

- në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet

- në DVP Fier 54 drejtues mjetesh

- në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh

- në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh

- në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh

- në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative dhe 76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve,  pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për  thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.

Të fundit