Flash News

KRYESORE

Shtimi i infektimeve brenda javës, OBSH e shqetësuar: Virusi mund të përhapet me shpejtësi në Afrikë

Shtimi i infektimeve brenda javës, OBSH e shqetësuar: Virusi mund

Rritja e infektimeve prej koronavirusit në Afrikën e Jugut ka ardhur shpejt javën e fundit.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shqetësuar pasi rrezikohet që Covid-19 të përhapet me shpejtësi në të gjithë kontinentin Afrikan.

“Ndërsa Afrika është duke u përballur me një situatë të rëndë, unë mendoj se kjo mund të jetë një rrezik i madh për të gjithë kontinentin, nëse nuk merren veprime urgjente për të siguruar mbështetje ndaj shteteve”, tha të hënën Dr. Mike Ryan, zyrtar i OBSH.

Ryan u shpreh se rastet janë rritur me 30% vetëm gjatë javës së fundit në Afrikë.

“Ndonjëherë, kjo sëmundje mund të largohet shumë shpejt, por në raste të tjera përhapja mund të jetë e ngadaltë dhe më pas të përshpejtohet. Është shumë e vështirë të kuptohet plotësisht sjellja e këtij virusi”, ka thënë Ryan.

Sipas renditjes, Afrika e Jugut vjen e pesta në botë për numrin e personave të prekur me koronavirus.

Të fundit