Flash News

KRYESORE

Shtimi i rasteve me covid-19, Klosi –specialistit: Po përhapni panik, situata është nën kontroll

Shtimi i rasteve me covid-19, Klosi –specialistit: Po përhapni panik,

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka debatuar me specialistin e Shëndetit Publik Erion Dasho sa i përket rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 në vend.

I ftuar në syri tv, Klosi akuzoi jo vetëm mediat se po përhapin panik, duke thënë se situata është nën kontroll.

“Patëm rezultate të jashtëzakonshme, por përsëri situata është nën kontroll. Kolapsin e sistemit shëndetësor ne e kemi shmangur. Njerëzit të jenë më të ndërgjegjësuar dhe të respektojnë gjithmonë e më shumë bazimet bazë që dimë nga kjo pandemi”, tha Klosi.

“Kishim 13 raste në ditë mesatarisht, sot kemi 60 raste ditore. Kemi vetëm 30 vdekje në 2 javëshin e fundit të qershorit. Është momenti kur situata del nga kontrolli. Nuk e ndihmuan qytetarin por e stresuan. Bota ka thënë sëmundje. Shteti e ka lënë baltë, ndërsa qeveria nuk po i ndihmon. Ky është realiteti”, iu përgjigj specialisti Dasho.

“Realiteti në këndvështrimin e një individi. Ky është paniku”, ia ktheu ministri.

Të fundit