Flash News

KRYESORE

Shtimi i rasteve me Covid-19, Spahia: E pacipë hedhja e fajit te qytetarët, përgjegjës vetëm Rama

Shtimi i rasteve me Covid-19, Spahia: E pacipë hedhja e fajit te

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas shtimit të rasteve me koronavirus në dy ditët e fundit, ku disa të infektuar u konfirmuan dhe në një fasoneri në Durrës.

Përmes një reagimi në facebook, Spahia bën përgjegjës për këtë situatë kreun e qeverisë, ndërsa shton se “ishte e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga ana e ministres Ogerta Manastirliu”, e cila paralajmëroi  se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, mund të përdoren “frenat e emergjencës”.

“Sa e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga Ogerta Manastirliu për numrin e rritur për të dytën ditë rradhazi të të infektuarve me COVID. E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë!

Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët! Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.

Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut”, shprehet Spahia.

Të fundit