Flash News

KRYESORE

Shtimi i rasteve me koronavirus, Manastirliu tregon shkakun: Nuk është prej rritjes së testimeve

Shtimi i rasteve me koronavirus, Manastirliu tregon shkakun: Nuk është

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në studion e Opinion foli për situatën e pandemisë në vend, kur shifrat po rriten dita ditës.

Sipas Manastirliut shtimi i rasteve nuk është si pasojë e shtimit të  testimeve por e mos respektimit të protokolleve të sigurisë nga ana e qytetarëve.

Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur.  Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet”, tha Manstirliu.

Të fundit