Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtimi i të infektuarve me koronavirus trefishon kërkesat për tampon; sa thirrje u regjistruan drejt 127-ës
Korriku e sidomos java e dytë e tij po shënon një rritje të shtuar të të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Për pasojë ka pasur edhe një rritje të telefonatave drejt numrit 127 të Urgjencës, ku qytetarët kërkojnë tu bëhet tampon.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton përmes një statusi në Facebook se “më shumë se 15 mijë thirrje kanë mbërritur drejt numrit 127 në javën e dytë të muajit korrik, duke regjistruar një tendencë në rritje, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19”.
“Po ashtu nisur nga situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 është rritur edhe numri i misioneve, ku stafi i terrenit të Urgjencës Kombëtare ka dhënë ndihmën mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë pasur nevoja mjekësore“.
Por “fatkeqësisht është trefishuar edhe numri i referimit për tampon te epidemiologët, çka nënkupton se është një tendencë në rritje edhe e numrit të të infektuarve”, thekson Qendra Kombëtare e Urgjencës.
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, QKUM këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar.
Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare në shërbimin tuaj.