Flash News

KRYESORE

Shtimi i të prekurve me koronavirus, Rama përmend karantinën: Rrezikojmë të kthehemi pas

Shtimi i të prekurve me koronavirus, Rama përmend karantinën:

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama foli për situatën në vend me rastet e shtimit të të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri ju tërhoqi vëmendjen qytetarëve që të tregojnë kujdes me sjelljen invididuale, duke theksuar se nëse situata vazhdon drejt përkeqësimit do të duhet që vendi të mbyllet sërish.

“Do na detyrojë të kthehemi mbapsht. Do e bëjmë si lopa kur thotë populli? Nuk dua të bëhem i bezdisshëm e të përsëris deri në mërzi. Por jam shumë i shqetësuar e nuk dua të bëj sehir sepse armiku i padukshëm nuk ka ikur.

E di që njerëzit kanë vuajtur, por nuk kam ndryshuar mendim. Nuk dua që ndëshkimet të jenë e vetmja rrugë për qytetarët. E di mirë sa kanë duruar e kontribuar në këtë luftë, brenda mureve të shtëpive. Nuk dua më ta mendoj e ta them më fjalën karantinë. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen e nëse numri i të shtruarve rritet me keqardhje ju them se s’do kemi ç’të bëjmë e do na duhet të kthehemi pas. Ju lutem të bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.

Të fundit