Flash News

KRYESORE

Shtohen 26 raste të reja, shkon në 61 numri i të infektuarve në Kosovë

Shtohen 26 raste të reja, shkon në 61 numri i të infektuarve

26 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar në total në 61 numrin e të prekurve deri tani.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës pas marrjes së mostrave të 100 personave që kanë qenë në kontakt të afërt me pacientë të infektuar, është konfirmuar edhe për 26 persona tjerë pozitivë.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, sqaron Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

 

Të fundit