Flash News

KRYESORE

Shtohen tensionet Kosovës – Serbi: ‘Non-grata’ kush mohon krimet ndaj shqiptarëve

Shtohen tensionet Kosovës – Serbi: ‘Non-grata’ kush mohon

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të jenë të tensionuara, sidomos pas vendosjes së taksës. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkuar më tej duke deklaruar se do të shpallen ‘non-grata’ të gjithë shtetasit serb që mohojnë krimet e luftës.

Qëndrimi i Pacollit erdhi pas deklaratës së homologut të tij, Ivica Daçiç që mohoi gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer. Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”, shkruan Pacolli në një postim në Facebook.

Të fundit