Flash News

KRYESORE

Shtohen zërat për largimin e Ronaldos nga Juve, portugezi biseda private me PSG-në

Shtohen zërat për largimin e Ronaldos nga Juve, portugezi biseda

Që pas skualifikimit të Juventusit nga Liga e Kampioneve, zërat për largimin e Ronaldos nga kampionët e Italisë nuk kanë pasur të sosur.

Së fundmi, Ronaldo ka udhëtuar drejt Lisbonës, ndërkohë që të gjithë mendonin se ai po pushonte në jahtin e tij luksoz. Vetë CR7 siç duket ka dashur ta fshehë faktin që ndodhet në Portugali, pasi në rrjetet sociale kishte hedhur foto nga pushimet.

Një lojë të tillë ka mbajtur edhe bashkëshortja e tij Georgina, e cila gjithashtu ka hedhur foto nga pushimet me fëmijët.

Por, me sa duket kjo ishte një përpjekje për të hutuar mediat, pasi ata kanë përdorur disa lëvizje me makina për të stisur një lëvizje të lojtarit, i cili më pas është parë duke hyrë në një hotel në Portugali nën shoqërinë e gruas dhe djalit, Cristiano Junior.

Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Ronaldos në Lisbonë, por disa thonë se portugezi po zhvillon disa takime biznesi në lidhje me hotelet që zotëron në Portugali, teksa të tjerë konfirmojnë se po bisedon me PSG-në për një transferim në Francë, ndërkohë që drejtuesit e ekipit ndodhen atje për finalen e Champions-it.

Vetë CR7 që pas eliminimit nga Lioni bëri thirrje për reflektim dhe mendime drejt së ardhmes, e pavarësisht telefonatave me trajnerin Pirlo, numri 7 bardhezi mund të mos jetë krejtësisht i bindur për qëndrimin në Torino.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zbulohet më shumë rreth kësaj çështjeje mbi të ardhmen e Ronaldos, i cili për herë të parë pas 13 vitesh ishte i munguari i madh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Të fundit