Flash News

KRYESORE

Shtohet misteri: Gardisti i vrarë shofer edhe i Engjëll Agaçit. E zëvendësoi i vëllai

Shtohet misteri: Gardisti i vrarë shofer edhe i Engjëll Agaçit.

Politiko.al mëson detaje të tjera rreth punës së Shkëlzen Qordjes, shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vdekur me plumb në kokë në garazhin e Gardës mëngjesin e sotëm.

Burimet bëjnë me dije se Shkëlzen Qordja më herët ka qenë shofer i Engjëll Agaçit, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit, një ndër personat më të besuar të Ramës.

Por, më vonë në vend të Shkëlzen Qordjes, shofer personal i Agaçit u vendos i vëllai, Ermal Qordja. Ndërsa Shkëlzeni kaloi te Ministria e Brendshme, shofer i ministrit Fatmir Xhafaj.

Nga ky fakt, lëvizjet mes Xhafajt e Agaçit të dy vëllezërve, shtohet më shumë misteri i vdekjes së 31-vjeçarit.

Të fundit