Flash News

KRYESORE

Shtohet presioni gjerman për Ramën: Dorëzo para drejtësisë Gjiknurin & Co

Shtohet presioni gjerman për Ramën: Dorëzo para

Qeveria gjermane ne rezolutën për Shqipërinë konstaton e shqetësuar se nuk ka asnjë të arrestuar për dosjet "339" dhe "184". "Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt", shkruhet në konstatimin e deputetëve të CDU/CSU.

Dosja 339 përfshin shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës në Durrës, Kavajë dhe Lezhë. Në përgjime e publikuara nga Bild janë shfaqur emra të njohur si: Vangjush Dako, Ilir Ndraxhi, Elton Arbana, e të tjerë.

Dosja 184 përfshin zgjedhjet e parakohshme vendore të Dibrës. Në përgjime kanë delë eksponentë të njohur të PS, si: Edi Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia e të tjerë.

Mbetet të shihet se sa e gatshme do të jetë mazhoranca për të "dorëzuar" para drejtësisë këto emra, pasi deri tani ka rezistuar, ku "184" eshte zhvendosur per tu hetuar ne Diber ndersa hetimet per "339" jane drejt mbylljes.

Të fundit