Flash News

KRYESORE

Shtohet tensioni Greqi- Turqi, tjetër incident me mes anijeve në detin Egje

Shtohet tensioni Greqi- Turqi, tjetër incident me mes anijeve në detin

Tjetër incident mes anijeve turke dhe greke në detin Egje.

Autoritetet greke kanë njoftuar se një anije mallrash me flamur tuk ka përplasur një anije luftarake greke në detin Egje, por pa shkaktuar lëndime apo dëmtime të rënda.

Një deklaratë e marinës greke thuhet se anija turke ka injoruar mesazhet e radios nga “Armatolos” për t'u ndalur. Flota thotë se përplasja në ujërat greke pranë ishullit të Lesbos u shkaktua nga anija turke që shkelte rregullat ndërkombëtare të sigurisë së anijeve.

Armatolos ishte duke marrë pjesë në një operacion të NATO-s për të ndaluar emigrantët e paligjshëm.

Incidenti vjen në pas tensionit të rritur midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat territoriale të Egjeut.

Të fundit