Flash News

KRYESORE

Shtrëngime duarsh dhe përqafime, çfarë fshihet pas gjuhës së gjesteve të liderëve botërorë. Pritet reagimi i Merkel

Shtrëngime duarsh dhe përqafime, çfarë fshihet pas

Kjo ka qenë java e përqafimeve dhe shtrëngimeve të duarve të liderëve botërorë. Vizita e presidentit të Francës Emanuel Macron me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë, puthjet e përqafimet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump bënë xhiron e mediave, dhe u spekulua shumë për marrëdhëniet mes dy shteteve. Dy liderët folën dhe për çështjen e nxehtë të Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

Por, historik është dhe takimi i orëve të fundit me shtrëngime duarsh të gjata dhe emocione, i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in.

Ky takim u mbajt pas më shumë se 10 vitesh. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kaloi kufirin e vendit të tij me Korenë e Jugut për samitin e parë brenda Koresë, ku do të diskutojnë programin bërthamor të Veriut dhe paqen në gadishullin.

Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, përfunduan raundin e parë të bisedimeve dhe do të takohen sërish në orët e pasdites së sotme.

Ajo që ra në sy ishte fakti se para fillimit të takimit, Moon ka ecur dorë për dore në Korenë e Veriut përpara se të kalojë në pjesën Jugore. Të dyja vendet po kërkojnë t’i japin fund konfliktit të tyre të gjatë dhjetëvjeçar dhe të lehtësojnë tensionet mbi programin e armëve bërthamore të Veriut. Ndërsa shtrëngonte duart, Moon i tha Kim, “Unë jam i lumtur që ju takoj”.

Veç këtyre takimeve mes liderëve të fuqishëm të botës, mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kancelares gjermane Angela Merkel do të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu në vijim, Trump do të takojë dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.  Ky takim pritet të zyrtarizohet në muajin maj. Njoftimi është bërë nga zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, lidhur me çështjen e shumëpërfolur bërthamore.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë diplomacia e liderëve me gjuhën e gjesteve; nëse do të ketë përqafime e shtrëngime duarsh dhe nëse liderët do përcjellin mesazhin e paqes e bashkëpunimit mes tyre në vijim. /Politiko.al/

Të fundit