Flash News

KRYESORE

Shtrohet në spital zyrtari i LSI, kryen operacion në këmbë dhe tregon gjendjen pas tre ditësh

I është nënshtruar një operacioni në një nga spitalet e Tiranës, Viron Bezhani, aktualisht President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), njëherësh edhe zyrtar i LSI.

Bezhani i është nënshtruar një operacioni në Koksofemoral, një artikulacion i formuar nga koka femorale me formë të rrumbullakët, dhe nga acetabuli, komponent i legenit që e pranon atë duke formuar një kompleks të ngjashëm me një "topth" të futur brenda një zgavre.

Aktualisht, ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa përmes një postimi në facebook, ka treguar se operimi është kryer prej tre ditësh dhe se gjendja e tij sa vjen e përmirësohet.

“Dita e parë e operacionit Koksofemoralit. Dita e dytë dhe dita e tretë”, shkruan Bezhani në profilin e tij në facebook.

Kujtojmë se Bezhani pati mundësinë të emërohet deputet vetëm për dy muaj verën e 2017-ës, kur Ilir Meta u dekretua president. Vendin e Metës sipas rendit të listës duhej ta zinte Ardit Çela, por ai e refuzoi duke zgjedhur të vijonte në  Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sipas renditjes në listë, mandati i takonte Viron Bezhanit i cili aktualisht mban postin e Presidenti të Komitetit Olimpik Kombëtar.

Të fundit