Flash News

KRYESORE

Shtyhet dekretimi i Cakajt, Meta kërkon informacione nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës

Shtyhet dekretimi i Cakajt, Meta kërkon informacione nga Shërbimi

Presidenti Ilir Meta ka shtyrë sërish dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe konfirmimin e zëvendësuesit të tij, Gent Cakaj.

Kreu i shtetit është justifikuar me faktin se pret që 28-vjeçari i lindur në Prishtinë të kaloj disa filtra verifikimi. Të domosdoshme për një zyrtarë të nivelit të tillë, i cili nuk ka qenë më parë deputet.

Meta nuk ka dhënë më shumë detaje, por duke analizuar deklaratën e dhënë në emisionin ‘A Show’, ai la të nënkuptohej se pret edhe informacione edhe nga organet ligjzbatuese të Kosovës.

Rama e ka argumentuar propozimin e Cakajt ne krey te diplomacise shqiptare me faktin se është personi më i lexuar që ka takuar në jetën e tij. Në një kohë që të tjerë zëra pohojnë se ai është një sugjerim i Baton Haxhiut.

Deklataren e gjeni duke filluar nga minuta 5-57:

https://www.youtube.com/watch?v=Cfx5pWgS9L0

Të fundit