Flash News

KRYESORE

Shtyhet ligji për Teatrin Kombëtar, Ulsi Manja sqaron pse u mor ky vendim nga Konferenca e Kryetarëve

Shtyhet ligji për Teatrin Kombëtar, Ulsi Manja sqaron pse u mor ky

Deputeti socialist, njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka ka sqaruar pse u mor vendimi për shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrit Kombëtar, gjatë takimit në Konferencën e Kryetarëve.

Në një prononcim për gazetarët, Manja tha se shkak për këtë shtyrje është bërë sepse Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese i duhej më shumë kohë për të shqyrtuar argumentet e dekretit të presidentit.

“Ky dekret nëse është depozituar në Kuvend që kur sesioni ishte shpërndarë. U kërkua nga komisioni  për Veprimtarinë Prodhuese që ky dekret të mos jetë në seancën e datës 13, por në 20 pasi ka nevojë për kohë. Sipas rregullores, ky dekret kalon në komisionin përgjegjës, më pas me relacionin do ja drejtojë seancës me datë 20”, u shpreh Manja.

Të fundit