Flash News

KRYESORE

Shtyhet me dy muaj afati i Komisionit Hetimor për presidentin Meta

Shtyhet me dy muaj afati i Komisionit Hetimor për presidentin Meta

Është zgjatur me dy muaj afati i Komisionit Hetimor për Presidentin Meta.

Shtyrja e afatit mori 103 vota pro, ndërsa ky komision ka shtyrë veprimtarinë e tij edhe për dy muaj të tjerë.

Nga ana tjetër para disa ditësh u bë publik raporti paraprak i Komisionit të Venecias, që theksonte se Meta, ka tejkaluar kompetencat kushtetueseduke çdekretuar 30 qershorin, por nuk ka shkelje të rënda për shkarkim.

“Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar fillimisht e zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato. Do të jetë Kuvendit dhe në fund Gjykata Kushtetuese, që do të përcaktojnë nëse Presidenti ka bërë “shkelje të rënda”, të cilat do të çojnë në fajësimin e tij”, thuhet në raportin e “Venecias”.

Të fundit