Flash News

KRYESORE

Shtyhet me një muaj viti i ri akademik për universitetet: Mësimi do të nis në fillim të nëntorit!

Shtyhet me një muaj viti i ri akademik për universitetet: Mësimi

Shtyhet për në nëntor viti i ri akademik 2020-2021 për universitetet e vendit.

Shkak për marrjen e një vendimi të tillë është bërë situata e krijuar fillimisht nga tërmeti dhe më pas nga pandemia në vitin shkollor 2019-2020.  Orët e humbura dhe leksionet e dhëna në mënyrë të reduktuar, kanë bërë që stafet akademike të shtyjnë me një muaj fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë mënyrë do të mund të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura dhe në muajin tetor studentët do t’iu nënshtrohen provimeve.

Universitetet do të nisin mësimin në fillim të muajit nëntor. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar zyrtarisht një datë konkrete.

Të fundit