Flash News

KRYESORE

Shtyhet në 17 korrik gjyqi i Tahirit, Ish ministri: Ka ndikime politike, Shqipëria ecën përpara, procesi im në vend numëro

Shtyhet në 17 korrik gjyqi i Tahirit, Ish ministri: Ka ndikime politike,

Seanca për ish ministrin Sajmir Tahiri shtyhet sërish, kësaj radhe për datën 17 korrik.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë prokurora jo e rregullt për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë për Qarkun e Vlorës, i cili ndodhet në arrati.

Tahiri nuk e ka pritur mirë këtë shtyrje, duke deklaruar se do të vazhdojë të  kërkojë që gjyqi i tij të mbyllet sa më shpejt.

“Shqipëria ecën përpara, vetëm procesi im mbetet në vend numëro”, u shpreh Tahiri.

Ai e quajti procesin e tij të ndikuar politikisht dhe tha se janë grupe e persona të caktuar që kanë interes për ta mbajtur atë prapa hekurave.

Të fundit