Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, prokurorët ikin jashtë Shqipërisë

Shtyhet seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, prokurorët ikin

Seanca gjyqësore e ditës së sotme për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë është shtyrë për të mërkurën e ardhshme. Shkak është bërë largimi i 2 prokororëve të çështjes , Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi për vizitë pune jashtë Shqipërisë.

Në seancën e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme pritej ballafaqimi i noteres Aida Spahiu dhe truprojës së Ylvi Beqajt. Prokuroria e Përgjithshme dyshon se dhurimi i ish-hotel “Vollga” për Emiljano Shullazin nga shoqëria “Brothers Commercial Company” sh.p.k., mund të jetë bërë në mënyrë të paligjshme dhe përmes shantazhit.

Transferimi ka ndodhur në vitin 2014 për një truall prej 2.498 metra katrorë panë kullës Veneciane në Durrës, e cila përveç kompanisë saudite ka edhe bashkëpronarë shqiptarë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit