Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca paraprake për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda

Shtyhet seanca paraprake për Saimir Tahirin te Krimet e Rënda

Seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë. Tahiri u paraqit te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku pritej të zhvillohej seanca paraprake dhe të merrej një vendim për dosjen.

Bashkë me Tahirin, pjesë e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Për të shqyrtuar dosjen u zgjodh si gjyqtare Miliana Muça.

Avokati i Tahirit ka deklaruar më herët se do të kërkojë pushim të hetimeve, duke pretenduar pafajsinë e klientit të tij.

Të fundit