Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca për ‘Velierën’, shoqëria civile: Nëse s’na japin të drejtë do shkojmë në Strasburg

Shtyhet seanca për ‘Velierën’, shoqëria civile:

Është shtyrë për datën 4 dhjetor seanca për çështjen ‘Veliera’ nga Gjykata Administrative e Durrësit.

Ndërkohë, shoqëria civile kërkoi shfuqizimin e projektit ‘Veliera’, ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur kjo e fundit ka protestuar. Nga ana tjetër Bashkia e Durrësit kërkoi kohë për akt ekspertimin e arkeologëve.

Sipas shoqërisë civile me këtë projekt shkelet ligji për mbrojtjen e zonave arkeologjike. “Nëse nuk na japin të drejtë, shkojmë në Strasburg”,- pohoi shoqëria civile.

Të fundit