Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish pretenca për Balilin, Theodhori Sollaku gjobitet nga gjykata

Shtyhet sërish pretenca për Balilin, Theodhori Sollaku gjobitet nga

Ka dështuar sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ishte parashikuar të jepej pretenca për Klement Balilin, i konsideruar ‘Eskobar i Ballkanit’.

Shkak për dështimin e seancës është bërë mungesa në sallë e Balilit dhe avokatit të tij, Theodhori Sollakut. Kjo është hera e tretë që seanca shtyhet për mungesë të avokatit dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur gjobitjen e Sollakut me 100 mijë lekë të vjetra.

Seanca e radhës te ‘Krimet e Rënda’ është përcaktuar për në 8 prill.

Klement Balili akuzohet për: “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrim parash”.

Të fundit