Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish seanca për Shullazin, Gilmando Dani përplaset me gjyqtaren: Si mund të jeni kaq e qetë

Shtyhet sërish seanca për Shullazin, Gilmando Dani përplaset me

Është shtyrë sërish seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë për shkak të mungesës së gjyqtarit.

Arben Vrioni, nga gjykata e Apelit Durrës mësohet se nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.

Në këto kushte, i pandehuri Gilmando Dani ka kundërshtuar vijimin e seancës së përmes gjyqtares Albana Boksi.

“Si mund te jeni kaq e qetë, ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne?!”, iu drejtua ai gjyqtares.

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij (Gilmando Dani, Endri Qyqa, Endri Zela dhe Blerim Shullazi) u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.

Seanca e radhës është parashikuar më 1 korrik ora 12:30.

Të fundit