Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish shfaqja e James Bond-it të ri: Duhet të shihet nga një audiencë botërore

Shtyhet sërish shfaqja e James Bond-it të ri: Duhet të shihet nga

Për herë të dytë është shtyrë shfaqja e filmit të ri të James Bond. Premiera e filmit “No time to die” u shty për herë të parë në muajin prill për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kur u shtye, u njoftua se do të jepëj në nëntor por kompania prodhuese ka vendosur ta shtyjë sërish, duke e lënë për në prill 2021 shfaqjen e tij.

Produksioni është shprehur se kjo shfaqje meriton të shihet nga një audiencë botërore.

“E kuptojmë që fansat tanë do të mbeten të zhgënjyer, por po shohim mundësinë që ta ndajmë filmin e ri vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“No time to die” është seria e 25 e serisë Bond dhe shënon shfaqjen e fundit të aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit sekret 007.

Të fundit