Flash News

KRYESORE

Shtyja e zgjedhjeve/ Rama mbledhje urgjente me grupin parlamentar

Shtyja e zgjedhjeve/ Rama mbledhje urgjente me grupin parlamentar

Kryeministri Rama do të zhvillojë neser një mbledhje urgjente me grupin parlamentar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajnë tani që vendimi është zyrtar. Sapo u informua me presidentin, Rama nga qyteti i Beratit u shpreh se zgjedhjet do të zhvillohen.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë, as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit“, u shpreh Rama nga Berati.

Të fundit