Flash News

KRYESORE

Shtyrja deri në qershor për detyrimet e bizneseve, reagon PD: Bashkia zbatoi propozimin tonë

Shtyrja deri në qershor për detyrimet e bizneseve, reagon PD: Bashkia

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një postimi në Facebook komenton vendimin e bashkisë Tiranë për masën e marrë sot për bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 që të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj.

Zhupa poston videon ku flet Basha në datën 11 mars, i cili bën propozimin për një vendim të tillë.

Sipas Zhupës Bashkia është përherë një hap pas me ide dhe masa konkrete, por thekson se e rëndësishme është që po zbaton propozimet e PD.

“Masa e marrë nga Bashkia e Tiranës sot për bizneset është ekzakt çfarë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që në 11 Mars: Bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj. Të njëjtën gjë kërkuam edhe dje. Janë gjithmonë një hap pas propozimeve tona. Gjithmonë të vonuar dhe pa ide për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Rëndësi ka që ndjekin opozitën dhe zbatojnë propozimet e Partisë Demokratike në dobi të interesit të qytetarëve, të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së tyre. Lehtësimi i bizneseve nga taksat në Tiranë është jetik. Nën drejtimin e Erion Viajt, nga vjet,  ato janë rritur me 33 %”, shkruan Zhupa.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje direkte në Dita Jonë për Euronews Albania ka bërë me dije se do të merret vendimi për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, kjo pas goditjes që ata po pësojnë si pasojë e koronavirusit.

“Një nga vendimet e para që do të marrë Këshilli Bashkiak në mbledhjen virtuale do të jetë shtyrja e afatit për të gjitha detyrimet nga bizneset deri në qershor. Unë jam kundër atyre politikanëve populistë që vendimet merren çdo ditë.

Ne nuk mund të marrim vendime ditore. Ne kemi pasur vetëm një ditë humbje pune, që ishte e premtja. Më pas do të konsultohemi me qeverinë, sa të zgjasë kriza, në të njëjtën masë do të jetë ndihma”, ka thënë Veliaj.

Të fundit