Flash News

KRYESORE

Shtyrja e 30 qershorit, Rama: Duket si rruga më e mençur; Saliu, Iliri, Luli e Mona i besojnë filxhanit, jo Kushtetutës

Shtyrja e 30 qershorit, Rama: Duket si rruga më e mençur; Saliu,

Kryeministri Edi Rama ka folur serish për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, si një opsion që nuk ka për të ndodhur.

Nga takimi elektoral në Maliq, Rama tha se kjo do ishte rruga më e mirë nëse niset nga interesi personal, por kjo do të kthehej në precedent.

“Duket si rruga më e mençur. Po ta mendosh do isha njeriu më interesuar nëse do nisesha nga interesi personal për të mos pas një dhimbje koke e për të dalë në mes të vapës bashkë me  ju dhe për ti dhënë një frymëmarrje të përkohshme vendit duke thënën, s’ka problem, hajt se po i shtyjmë. Nëse futeni në lëkurën time, them kryeministër jam, qeverinë e kemi, shumicën në parlament e kam solide, 75 % të territorin e qeverisim se kemi bashkitë kryesore.

Kjo do ishte ta shikosh situatën sot për sot, të mbyllësh sot veshët, por rrugën e arsyes për t’i rënë shkurt dhe për të fituar frymëmarrje  të përkohshme se do krijojë precedentë që çdo palë në pakicë nesër hidhet sërish përpjetë dhe thotë o si them unë o rashë e vdiqa”, tha Rama.

Po ashtu, Rama ironizoi edhe dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, duke thënë se Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i besojnë filxhanit dhe jo kushtetutës.

“Ku është populli që do mbrojë Saliun, Ilirin, Lulzimin e Monën? Këto janë fantazira, njerëz që i besojnë më shumë filxhanit se sa Kushtetutës dhe se ka informacione nga agjenci të rëndësishme ligjzbatuese se do ketë konflikt. Informacione shumë të rëndësishme nga filxhani. I ka thënë fallxhorja të del një gjarpër në formë 8 që është 8 qershori, dita e protestës do hajë ndonjë kokë ky gjarpër dil e shpëto vendin. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llum-derdhje. Asnjë merak mos kini nga konfliktet”, tha Rama.

Të fundit