Flash News

KRYESORE

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, Meta zbardh telefonatën me Ruçin: Kryeministri ishte në fushatë, kreu i Kuvendit në Tepelenë

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, Meta zbardh telefonatën me

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ditën kur vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore ka telefonuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Hetimor, Meta tha se gjatë asaj kohë, para se të vinte ne Tiranë ka telefonuar Ruçin dhe të ndante këtë vendim.

“Mund t’ju them se nuk është sekret se me përgjegjësi shumë të madhe e kam mbledhur Këshillin e Sigurisë para një viti, se kisha shqetësim që mund të përsëritej një vjedhje e bankave në Rinas, si ka ndodhur, pyesni Xhafaj dhe Gjiknurin, dhe për të parandaluar këtë u bë mbledhje e veçantë, u dhanë porositë të veçanta, dhe kjo ka ndodhur, 30 minuta pasi presidenti të zbriste nga avioni.  Kryeministri në atë kohë ishte në fushatë. Në datë 8 qershor kur mora vendimin para se të vija në Tiranë  telefonova kreun e Kuvendit, që të ndaja këtë vendimmarrje me të, nga pozita e tij, por Ruci ishte në Tepelenë për arsye të një aktivitet. Çështje të tilla veçse me ekipin tim të sigurisë kombëtare nuk mund ta ndaja, çdo vonesë do përshkallëzonte më tej krizën”, tha Meta.

Të fundit