Flash News

KRYESORE

Shtyrja e hetimeve, vjen nga Italia letërporosia për Tahirin

Shtyrja e hetimeve, vjen nga Italia letërporosia për Tahirin

Një ditë më parë, prokuroria kërkoi shtyrjen me tre muaj të hetimeve sa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shkak për këtë vendim, ishte fakti se prokurorët ishin në pritje të përgjigjes së dy letërporosive që duhet të vinin nga Italia dhe Mali i ZI.

Vizon Plus ka mësuar se letërporsia e Italisë ka mbërritur në duart e Krimeve të Rënda vetëm pak orë pas shtyrjes së hetimeve. Përgjigja e autoriteteve italiane po përkthehet dhe do të jetë gati brenda pak ditëve.

Në letrën drejtuar autoriteteve italiane është kërkuar që të verifikohet edhe një udhëtim në vitin 2014 i familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

 

Të fundit