Flash News

KRYESORE

Shtyrja e miratimit të demarkacionit/ Ambasadori amerikan i prerë: Ratifikojeni!

Shtyrja e miratimit të demarkacionit/ Ambasadori amerikan i prerë:

Pas dështimit të miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar sërish ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie. Ai kërkon nga politikanët kosovarë që të vendos qytetarët në rend të parë dhe t'a ratifikojnë sa më parë marrëveshjen.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Seanca për demarkacionin e thirrur për sot në ora 10:00, u shty pas nisjes së saj për të mërkurën në të njëjtën orë.

Të fundit