Flash News

KRYESORE

Shtyrja e negociatave, deputetja e PD reagon në mesnatë: Koha për ndryshim po vjen...

Këshilli i Ministrave të BE vendosi dje që negociatat me Shqipërinë të hapen me kushte pas një viti, në qershor të 2019-ës.

Tre shtete si Franca, Holanda dhe Danimarka votuan kundër në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksenburg, pasi kërkohet më shumë progres në disa pika si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sistemi në drejtësi.

Reagimet ishin të shumta pas këtij vendimi. Ndërsa kryeministri Rama e cilësoi si një betejë të fituar, opozita e sheh më shumë si dështim këtë vendim.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri, përmes një statusi në rrjetet sociale në orët e vona, i kërkon Ramës e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që të japin dorëheqjen, ndërsa thekson se koha për ndryshim po vjen.

 Reagimi i plotë:

Edhe kete deshtim te madh e shiten per sukses......

Keta paranoiake qe therrmuan ëndrrat e Shqiptareve......

Banda, krim, droge, varferi, korrupsion, si mund te pranonte BE hapjen e negociatave nje vendi si ne me kaq shume probleme, te cilat jo vetem qe nuk po gjejne zgjidhje nga kjo qeveri, qe jo vetem nuk beri asnje tentative per te permiresuar situaten, por vijon ta agravoje ate cdo dite e me shume.

Ky ishte nje turp i madh per kete qeveri, kryeministri i te ciles se bashku me ministrin e jashtem nuk duhet te qendrojne me ne postet e tyre. Shqiptareve tashme i sosi durimi. Pese vite ishin mjaftueshem per te arritur reformat, por ne fakt ndodhi e kunderta, ne pese vite, gjithcka qe u arrit deri ne 2013, u rrenua, e asgje nuk perparoi.

Keshtjella e rrenave te kryeministrit u rrezua sot. Koha per ndryshim po vjen tashme......

Të fundit