Flash News

KRYESORE

Shtyrja e negociatave për Shqipërinë, si u pasqyrua në mediat e huaja: Dy kriteret që kanë dorë fatin e qeverisë

Shtyrja e negociatave për Shqipërinë, si u pasqyrua në

“Ministrat e BE-së shtyjnë vendimin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë”. Kështu e ka titulluar artikullin një nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze si politico.eu vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të BE.

Artikulli ka përshkruar mbledhjen maratonë të ditës së djeshme dhe është fokusuar te kushtet e përcaktuara për Shqipërinë dhe Maqedoninë deri vitin tjetër. Konkretisht, përparim në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

Shkrimi i plotë:

Dera e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë mbetet e mbyllur të paktën deri në qershor 2019, e megjithatë pranimi i tyre varet sërish nga përmbushja e reformave të vendosura nga BE deri në fund të këtij afati.

Gjatë një sesioni maratonë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, shumica e vendeve anëtare argumentuan në favor të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, i vendosën veton.

Si rezultat i diskutimeve maratonë të ditës së djeshme ishte një kompromis i Këshillit, i cili vendosi  "rrugën për hapjen e negociatave për pranimin në qershor të vitit 2019".

Megjithatë, të dy vendet do të duhet të tregojnë përparim në bërjen e reformave në fusha të tilla si luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i sistemeve të tyre gjyqësore. Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe "në varësi të progresit të arritur" do të ketë një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë "deri në fund të vitit 2019."

Komisioni në prill dha mbështetjen e tij për fillimin e bisedimeve të pranimit dhe rekomandoi që Këshilli të ndjekë shembullin, edhe pse ai gjithashtu vuri në dukje disa mangësi në përgatitjet e të dy vendeve.

Perspektiva e anëtarësimit në radhën e anëtarësimit në BE u hap për Maqedoninë pasi zgjidhi një mosmarrëveshje të vjetër mbi emrin e saj me Greqinë, e cila kishte bllokuar procesin e pranimit.

Hapja e bisedimeve do të sillte një tregues të qartë se blloku është gati të ripërtërijë zgjerimin e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dakordësia në deklaratën e së martës u lejon qeverive pro-BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë t'u tregojnë qytetarëve të tyre se derën e anëtarësimit në BE e kanë të hapur. Por për Francën dhe Holandën, të kujdesshëm për zgjerimin e BE-së në vende të reja, u lejon atyre të thonë se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok u shpreh dje para gazetarëve se Shqipëria ka bërë progres dhe se shpresonte në hapjen e negociatave. Ndërsa pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE ai tha se do të shqyrtojë me kujdes raportin e Komisionit të vitit të ardhshëm për të gjykuar nëse do këtë përparim në kushtet e përcaktuara, apo jo./Politiko.al/

Të fundit