Flash News

KRYESORE

Shtyrja e opinionit final të Venecias, zëdhënësi i Presidentit: 'Burime' nga mazhoranca gjejnë kohë për t'u marrë me politikë të papërgjegjshme

Shtyrja e opinionit final të Venecias, zëdhënësi i

Presidenca ka reaguar pas shtyrjes së publikimit të draft- opinionit final nga Komisioni i Venecias për cështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi ka akuzuar kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën se po servir në media lajmë të pavërteta nga ky Komision.

Blushi u referohet disa lajmeve se Komisioni i Venecias kidhte pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit në lidhje me Presidentin Meta.

Ai sqaron se raporterët nuk kanë pranuar ndryshim nga raporti paraprak i 6 marsit teksa thekson se arsyeja e vërtetë e shtyrjes së publikimit është pasi parlamenti holandez ka kërkuar që qeveria shqiptare krahas zbatimit të rekomandimeve të opinionit paraprak të përfshihet bashkë me të edhe paketa anti- shpifje në 9 kushtet e Bundestagut për ëceljen e negociatave për Shqipërinë.

Po ashtu zëdhënësi i presidentit thekson se tashmë fokusi i Presidencës është tek shëndeti i qytetarëve lidhur me situatën që po kalojnë me koronavirusin.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.

Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.

Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.

&;

Të fundit