Flash News

KRYESORE

Shtyrja e paktit të detit, ministri Kotzias në Tiranë dy herë brenda pak ditëve

Shtyrja e paktit të detit, ministri Kotzias në Tiranë dy

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë sërish vendin tonë, vetëm pak ditë pas takimit që zhvilloi me homologun Ditmir Bushati.

Sipas gazetës greke, Protothema vizita e Kotzias do të nisë të martën e Pashkëve, duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe më pas Shkup, i cili do të jetë destinacioni i tij i fundit.

Referuar burimeve të kësaj gazete, Kotzias do të shoqërohet nga një delegacion i vogël në numër, ndërsa theksohet se ministri shpreson të mbyllë pozitivisht marrëveshjen e detit me Tiranën zyrtare.

Mos-arritje e një marrëveshje mes dy vendeve bëri që vizita e parë e kryeministrin grek, Alexis Tsipras në Shqipëri të shtyhej për në verë.

Të fundit