Flash News

KRYESORE

Shtyrja e takimit Kosovë-Serbi, reagon ministri i Drejtësisë: Spostimi lidhet me axhendën e Shtëpisë së Bardhë

Shtyrja e takimit Kosovë-Serbi, reagon ministri i Drejtësisë:

Pas shtyerjes së takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, i cili është shprehur se shtyrja me dy ditë, për në 4 shtator e takimit në SHBA lidhet me axhendën e Shtëpisë së Bardhë.

Seli tha se takimi varet nga axhenda e zyrtarëve të lartë të SHBA, O’Brien, Richard Grenell dhe të tjerë që merren me dialogun, teksa ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës në Uashington.

Ndërkohë, sa i përket delegacionit të plotë, ai theksoi se para udhëtimit për në SHBA do të zhvillohet një takim me Hotin për të përcaktuar emrat.

“Kjo vizitë ka qenë në koordinim të plotë qeveritar dhe ka qenë vizitë përgatitore e takimit të fillimit të shtatorit., Data nuk është vendosur ende saktësisht, mund të jetë data dy shtator, por sipas të gjitha gjasave do të jetë data 4 shtator, Arsyet e kësaj lëvizjeje kanë të bëjnë me përshtatjen e agjendave të bartësve të këtij procesi nga shtëpia e Bardhë z. O’Brien dhe ambasadorit Grenell dhe pjesëtarëve të tjerë që e bartin rolin kryesor në fasilitimin e këtij dialogu”, tha Selim Selimi.

Të fundit