Flash News

KRYESORE

Shtyrja e votimit për paketën ‘anti-shpifje’, Meta: Reflektimi i sotëm i shërbën një qëllimi më të madh

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për t’u tërhequr nga votimi i paketës antishpifje në Kuvend, për të cilin tha se do të opinionin e Komisionit të Venecias.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky është një vendim pozitiv dhe i përgjegjshëm nga ana e Kuvendit.

Meta shton se reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh në të mirë të qytetarëve.

“Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.

Reflektimi i sotëm i shërbën një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”, shkruan Meta.

Të fundit