Flash News

KRYESORE

Shtyrja e votimit për paketën ‘anti-shpifje’, Soreca: Presim me padurim vendimin e Komisionit të Venecias

Pas shtyrjes në Kuvend të votimit për miratimin e projektligjit për mediat audio-vizive deri në një vendim nga Komisioni i Venecias, ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadori shkruan se BE mirëpret vendimin e maxhorancës dhe shton se pret me padurim fjalën e “Venecias”.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audio-vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Soreca.

Të fundit