Flash News

KRYESORE

Shtyrja e zgjedhjeve, ish-ministri: Vendim i sforcuar, por zgjidhja e duhur

Shtyrja e zgjedhjeve, ish-ministri: Vendim i sforcuar, por zgjidhja e duhur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve, dhe në gjykimin e tij kjo ishte zgjidhja e duhur që më në fund dha Presidenti.

“E sforcuar por gjëja e duhur, ishte zgjidhja që dha më në fund Presidenti i Republikës. Ka ndodhur dhe më parë ç'dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them "e sforcuar".

Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje. Nga ana tjetër, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe smund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.

Tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re. Shpresoj që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar. Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që "ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret", shpresoj të jenë ende të nxituara.... Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS...

Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh. Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist”, shkruan Manjani.

Të fundit